Fahredin Shehu
  Visitors
  Calendar
<
May 2012
>
MTWTFSS
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031
  Subscription
E-mail: 
  Search
  Other sites
crnamladi
ruzica Ruzica Palikuca
lacazadora Perséfone Litaí
saorren arris saorren
prismart Luiz Martins
Back to homeFahredin Shehu / Pages / Poezi / Kolumne

Kolumne

0.00 (0)

INICIMI MAGJIK NË DASHURI                            


Fahredin Shehu
Aug  29, 2006, 16:35

 

Të gjithë ne kemi qasje të barabartë në bibliotekën universale e cila posedon informata të rëndësishme dhe plotë domethënie. Për ta lexuar atë, ne vetëm duhet ta dëgjojmë zemrën tonë, e ajo mesiguri ka çka thotë.

Dëgjimi është çelësi i të mësuarit dhe komunikimit të shëndoshë. Nuk është e kotë që Fahredin Shehu deshi ta hap, SHKOLLËN E DËGJIMIT, në Kosovë. Me këtë çmendi mund të matet vetëm çmendia e dashurisë, e cila, pothuaj, çdoherë ia kalon.

Janë katër nivele të të dëgjuarit:

1. Mosdëgjimi - kur me sy e shikojmë dhe projektojmë idenë tonë në bazë të fjalës së fundit të folësit.
2. Dëgjimi me injorim - kur dëgjojmë duke injoruar dhe duke i lënë anash idetë e folësit;
3. Dëgjimi aktiv - kur dëgjojmë plotësisht, kuptojmë dhe asgjë nuk ndërmarrim; dhe
4. Dëgjimi empatik - kur dëgjojmë në mënyrë aktive dhe bashkëndjehemi, kur e vëmë vetën në lëkurën e folësit.

Për ta arritur këtë shkallë, duhet koncentrim i madh, kontemplacion dhe dashuri, dashuri të paanëshme.
Sugjeroj të lexohet shkrimi MË DËGJONI MADJE NJËHERË në www.horizonti.com . Ka aty diçka dhe për diçka që duhet të mendohet.


Në moshën 37 vjeçare, të shtunën, më 28 nëntor 1244, Mewlana Xhelaluddin Rumi - ndër poetët më të mëdhej mistik të të gjitha kohërave, e takon Shemsuddin Tabrizin, një dervish ravgues, për të cilin dihet nëpërmjet Rumiut, ashtu siç dihet për Sokratin nëpërmjet Platonit. Në këtë kohë tek Rumi ndodhë revolucioni, plotësisht ndryshon dhe e përjeton involucionin. Praktikisht, ndodhë Supernova. Falë dëgjimit empatik, dy javë kanë bërë muhabet (bisedë e përzemërt) vetëm me ujë dhe me pakëz rrush të thatë. Falë dëgjimit empatik është krijuar simpatia platonike, saqë Shemsuddin Tabrizi detyrohet të ikë nga Konya (Turqi), gjë që lind telashe të shumëta. Ndoshta ia ka vlejtë kjo sakrificë, se pas kësaj do të lindë DIWAN SHEMSI TABRIZ, një kompendium i mrekullueshëm poezish, normal…mistike. Kështu ndodhë kur dëgjohet zemra, kur kjo hapet si syth për ta liruar parfumin e vet.

Dikur lexoja me kënaqësi të madhe librat e Franz Bardonit dhe njëri prej librave të mrekullueshëm të tij, INICIMI NË HERMETIZËM, libër ky i cili bukur do telashe m’i kishte nxjerrë për ta absorbuar si duhet. (Natyrisht, nuk është lehtë të lexohet shkrimi i mjeshtrit më të madh të Kabballës së shekullit të kaluar), krijoi asi shtytje për meditim, saqë ndjeja se diçka do të eksplodojë. Këtu dhe kështu këtë shkrim po e emërtoj INICIMI MAGJIK NË DASHURI, sepse ka njëfarë magjie gjatë inicimit, ka edhe njëfarë magjie në dashuri, dhe ka edhe njëfarë magjie tjetër gjatë dëgjimit.

Vargjet në fillim të këtij shkrimi janë shkruar në vitin 1991, kur e lexoja historinë e M.M. Sharifit, ku kisha zbuluar besimin arab paraislam. Allah edhe ishte perendi i cili adhurohej vetëm në brenga të mëdha. Si perendi supreme, atij i drejtoheshin vetëm në raste tepër të rënda, kurse Al Lat, Al Uza dhe Al Mannat ishin për nevojat e ndryshme. I gjithë ky paganizëm m’u dukë si pazarllëk dhe jo vetëm ky paganizëm, por paganizmat e të gjitha llojeve. Darka e Lamës për shembull. Pastaj thuhet… t’u kthehemi rrënjëve, ndërsa çdo vrojtues i kujdesshëm doemos e vëren se nuk janë vetëm rrënjët, është edhe dega, gjethet, substrati, kushtet klimatike, etj.

Për këtë arsye jam proponent i kontemplacionit të gruas më të famshme të Misticizmit Islam, Rabiya Al Adawiya. Dhe, u rastisa unë në Kajro në korrik të këtij viti, në xhaminë me plotë vizitorë të Rabiyas, të cilën e çmojnë pothuaj të gjithë muslimanët dhe derivatet e Islamit. Atje i fala dy rekkate nafile (lexo: lutje vullnetare) dhe u luta me lutjen e saj …O Zot , nëse të lutem nga frika e ferrit, ferrin ma dhuro, nëse të adhuroj nga shpresa e parajsës, parajsën ma privo, të lutem sepse të dua, të lutem sepse jam robi Yt.
Kështu ajo e zbuloi bukurinë/mrekullinë/misterin e lutjes.

Nuk ka bukuri nëse ajo nuk është e mbuluar - thotë Hazrat Inayat Khan, një nga sufitë më të mëdhej të kohës sonë.
Këtu qëndron kuintesenca e dallimit mes Matematikës dhe Ekzistencës, sepse në Matematikë një plus një është baraz me dy, ndërsa në Jetë një prind plus një tjetër është baraz me Familie. Andaj thotë Muhammedi a.s. Të gjitha krijesat e Zotit janë një familie, më i miri prej jush është ai i cili i bën më së shumti të mira kësaj familjeje.

Dituria dhe Dashuria janë sandale kosmike për rrugën e shenjtë, e cila është e shtruar me gjemba. Prapë po e përsërisë se po na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore. Pra, duhet ta presim një gjeni, i cili do ta krijojë këtë vokabular…kur në botë paraqitet gjeniu, do ta dini, sepse të gjithë budallenjtë do të bashkohen kundër tij - thotë Kung Fu Tze.
Nëse e takoni gjeniun mos e vritni, se ai me siguri ka çka të thotë.

Uroj që folësi i këtij shkrimi t’iu flas me tinguj infrasonik, të hapen dyert e bibliotekës univerzale, për t’i dëgjuar pëshpëritjet, vibrimet e zemrës, e cila me siguri ka çka të thotë dhe e cila me siguri diçka do të thotë, e pastaj le ta aprovojë ligjin e dashurisë – Puthni këtë ligj, sepse thotë Rudaki…të puthësh është si ujin e detit ta pishë, sa më shumë që e pi aq më shumë të pihet.



Comments: 0 Views: 410 [History of changes] Size:5764 byte
Last changes are made by: fahredinshehu Fahredin Shehu 2099 days ago 30.08.2006 01:32:51
Posted byText
  
Login Password
advanced... ( / Registration )

Subject

In the text you can use Wiki or HTML tags.




  Who is active on the site?
Anonymous: 5, Registered: 0 (?)
Abuse | Hosted by MyLivePage | | Design by VladDeVille | © Kolobok smiles, Aiwan